Prodhuesi italian i makinave FIAT ndalon prodhimin e makinave gri, njoftoi prodhuesi shumëkombësh i makinave Stellantis, i cili zotëron markën.
“FIAT do të ndalojë prodhimin e makinave gri që nga sot. Vendimi u mor për të theksuar rëndësinë e ngjyrave në jetë dhe synon të forcojë më tej lidershipin e FIAT-it si një markë gëzimi, ngjyrash dhe optimizmi, duke mishëruar mënyrën italiane të jetesës dhe duke riafirmuar vlerën e re të markës ‘Dolce Vita’”, tha Olivier Francois, CEO i FIAT.
Paleta e ngjyrave të trupit të makinës është “frymëzuar nga deti, dielli, toka dhe qielli italian”, sipas njoftimit.
Francois shtoi se kompania dëshiron të “frymëzojë njerëzit të jetojnë me optimizëm dhe pozitivitet”, që do të jetë një nga misionet e makinës së re elektrike FIAT 600e, e cila do të prezantohet më 4 korrik. /sarandacity.al/