Media greke i ka mëshuar fort faktit se ylli egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah ndodhet në Mykonos me pushime, ishullin e famshëm të turizmit te fqinji ynë jugor.
Pas postimit të tij në Instagram, ulur në një plazh, pa e zbuluar megjithatë destinacionin, asi i Premier League-s është kapur nga kamera e Mykonos Live TV.
Futbollisti egjiptian ishte në Mykonos edhe vitin e kaluar ku nënshkroi rinovimin e bashkëpunimit me klubin anglez deri në vitin 2025.
Dhe paçka rritjes së interesit turistik për Shqipërinë, sidomos jugun e saj, me plazhe të krahasuara me ato të Maldiveve, prania elitare mbetet ende një ëndërr.
Fakti që të huajt vijnë për çmimet e lira, tregon se të interesuarit për Shqipërinë, pra plazhet e saj, janë të shtresave të ulëta. /sarandacity.al/