Në Gjashtë, te lagjja mbas shkollës 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani”, ekziston një problem që i shqetëson banorët e atyshëm prej 6 vitesh.
Ujërat e bardha që mblidhen në këtë rrugë nga tubacionet e ujit dhe në dimër nga shiu, nuk shkojnë në kanalin kullues dhe mbledhës të ujërave.
Sipas banorëve, në dimër është e pamundur të kalosh për shkak të pellgjeve me ujë që shkon deri në 10 cm.
https://youtu.be/CZuBsMO1upM
Gabimi sipas tyre është te mënyra se si është shtruar rruga; ajo nuk e ka pjerrtësinë e duhur për të shkuar ky ujë në kanalin kullues.
Si pasojë e këtij grumbullimi uji, kjo rrugë prishet e andrrohet çdo vit, por nuk zgjidhet ashtu siç duhet.
Po kështu, punimet e kompanisë së ujësjellës-kanalizimeve edhe pse thuhet se janë të përfunduara, në sipërfaqe të rrugëve, me sy të lirë duken tubot e zeza që nuk janë futur nën tokë e të jenë të mbyllur. /sarandacity.al/