Ngordhja e një kali në Korfuz, në mes të rrugës, është bërë ndër lajmet kryesore në median greke 24 orët e fundit.
Shoqëria të finji ynë jugor është treguar e ndjeshme ndaj fundit tragjik të kafshës së njohur për forcë, fisnikëri e hijeshi në shërbim të njeriut. Kjo pasi dyshohet se i zoti e rrahu, gjë që çoi në “vdekjen e kalit”, referuar titullit të filmit të njohur shqiptar.
Fjala është për një karrocier 80-vjeçar që thuhet se kamzhikoi kafshën pak para se ajo të rrëzohej e më pas të jepte shpirt në rrugë, duke provokuar reagime të shumta qytetare.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 14:00 të së enjtes, pavarësisht se shërbimi veterinar i Korfuzit, sipas MEGA-s, kishte njoftuar drejtuesit e karrocave se nga ora 13:00 deri në orën 17:00 nuk duhet të ketë lëvizje me karroca.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një të përpjetë të vështirë teksa turistët ishin duke hipur në karrocën që kishte si tërheqës kalin në fjalë.
E dhëna e parë për shkakun e vdekjes së kalit është se ai pësoi një arrest kardiak.
Nga ambienti i 80-vjeçarit të ndaluar thonë se kali ishte kthyer në punë ditën e parë pasi kishte kaluar një sëmundje.
Njëkohësisht në rrjetet sociale po bën bujë një video, në të cilën shihen karrocierët duke u fjalosur me një çiklist që u gjet në vendngjarje teksa kali kishte dhënë frymën e fundit. /sarandacity.al/
«Ελληναρες» αυτή η σκατοφάρα. #Κερκυρα pic.twitter.com/ekJ8t7Si5g
— Mikhail Bakunin (@MikhailBakuni17) July 6, 2023