Do shpëtojë një ndër godinat me ikonike të kryeqytetit shqiptar oa u zëvëndësuar me ndonjë pallat: është ish-Radio Tirana.
Te Rruga e Kavajës, krah xhamisë së njohur të kësaj rruge, kjo godinë, ndër më të vjetrat e karakteristiket, tipike e kohës së Italisë, nuk do rrafshohet.
Vitet e fundit në degradim, ajo do ekzistojë. Garancia dhe prova është dhënë nga ministrja e linjës Margariti.
“Një lajm i mirë për trashëgiminë: Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet! Në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, Monument Kulture i Kategorisë II”, shkruan Margariti
“E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm”, vijon Margariti. /sarandacity.al/
priligy for sale Heart and Stroke Foundation of Ontario New S