Siç mund të nuhatej prej kohësh, Arben Ahmetaj duhet të bëhet gati…për burg!
Tashmë, SPAK kërkon nga Kuvendi një autorizim për arrestimin e ish-ministrit socialist fuqiplotë njëherësh ish-zv.kryeministër, rënia e së cilit nisi një vit më parë.
Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ai është ndër figurat më të përfolura të qeverisjes së PS-së, i tillë që publiku nuk është i ndarë në dy pjesë mbi perceptimin ndaj tij, por pothuajse ka qëndrim unik: i padenjë! /sarandacity.al/