Ka patur efekt zero një mesazh i Arben Ahmetajt për parlamentin apo opinionin shqiptar, ku në të parin, me uninimitet është vendosur heqja e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, kërkuar nga SPAK.
Nga 120 deputetë të pranishëm në sallë, 117 votuan pro dhe tre abstenuan.
Pra, mazhorancë opozitë bashkuan votat kundër ish-qeveritarit të lartë socialist, i cili nuk ndodhet prej ditësh në Shqipëri.
Tashmë Ahmetaj është në vendimin e jetës: të kthehet apo jo në vendin e tij, ku e pret qelia.
Për SPAK, Ahmetajt u janë provuar gjashtë raste korrupsioni, por ai që deri dje mbante poste të larta në qeverisje mohon tërësisht akuzat.
Edhe në qoftë vërtet i pafajshëm në terma ligjorë, Arben Ahmetaj ka kundër perceptimin publik. Për shqiptarët, ai është nëna e korrupsionit. /sarandacity.al/