Në hyrje të Navaricës, mbrëmjen e së hënës u inagurua një restorant me emrin Tamo Ferman, një inisiativë biznesi e një familjeje të njohur të fshatit, e cila e ka lidhur jetën me bujqësinë.
Ndaj krejt natyrshëm, Xhelal Tamo, i zoti i restorantit i tipit bio, ka vendosur të avancojë duke kaluar nga kultivimi në ofrim ushqimi.
Fjala është për shumë prodhime të tij, të një lloj ferme me pemishte të llojllojshme, si dhe më të mbjellja perimesh e zarzavatesh, të cilat do jenë pjesë e menusë së restorantit.
Ai po nuhat kohën që po vjen, ku turizmi, edhe ai i brendshëm, me shqiptarë që kërkojnë eksperienca të ndryshme kulinare dhe në vende të ndryshme, është shndërruar në trend.
Gjithsesi e ka nisur punën me klientelë të huaj, ku në dy javët e para ka patur turistë europianë që kanë shijuar pjatat e familjes së tij, pasi bëhet fjalë për një biznes familjar.
Nuk është me ndihmë nga shteti, është tërësisht investim privat, modest në fillim, por me shumë ambicie. Kjo lexohet të puna e familjes Tamo rreth e rrotull, me pemishte të parezistueshme, fryt i një pune të palodhur me të mirat e bujqësisë.
Më e pakta, ullinjtë dhe vaji i tyre, janë ndër krenaritë e Xhelal Tamos. Pas tyre vijnë dhe të tjera produkte, kultivuar 100 përqind organikisht.
Kështu, 15-20 minuta nga Saranda, ekziston një variacion tërheqës për një vakt të shijshëm, drekë ose darkë, me një dekor natyror fantastik, freski dhe ajër të pastër, siç një fshat mund ta dhurojë, aq më tepër një fshat i zhytur në gjelbërim e aq më tepër Navarica që ka dhe një ujë dehës, në kuptimin e cilësisë në konsum.
Kjo është koha kur Saranda duhet ta zgjerojë gamën e shërbimeve që të ofron dhe në rrethinat e saj, në fshatra vërtet të mahnitshëm, ku ka njerëz që punojnë, me plot vullnet e dëshirë, prodhojnë dhe ofrojnë të mira për shijen më të mirë të ngrënies me shëndetin primar. Navarica dhe Tamo Farm është njëra prej tyre, të tjera duhet ta pasojnë…
Kjo u premtua dhe nga kryebashkiaku i ri i Finiqit, Romeo Çakuli, një ndër mysafirët speciale në inaugurim, duke thënë se fermeri do mbështetet në të gjitha format që si dhe fshati finiqiot të futen në rrugë zhvillimi. /sarandacity.al/