Shokuese janë pamjet nga aksidenti trafiku me pesë të vdekurit që ndodhi pasditen e së martës në Unazën në Edessa-s në Greqi.
Një Mercedez me targa shqiptare kaloi në korsinë e gabuar duke u përplasur kokë më kokë me një kamion.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e pesë trupave të pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessa-s i plagosur.
Identifikimi i kufomave nuk është bërë ende. /sarandacity.al/