Facekini është një maskë që mbulon të gjithë fytyrën dhe ka vrima për sytë, hundën dhe gojën.
Mërkuri në termometër në Kinë ngrihet mbi 35 gradë Celsius dhe për shkak të kushteve të motit qytetarët mbajnë ventilatorë dhe kapele me ventilatorë të integruar.
Megjithatë, i ashtuquajturi facekin është veçanërisht popullor, shkruan The Guardian.
Kombinohet me veshje me mëngë të gjata të bëra nga materiale të lehta dhe qëllimi është shmangia e rrezatimit UV.
“Shqetësimi kryesor që kam janë sëmundjet e mundshme të lëkurës ose shfaqja e njollave nga dielli”, tha 17-vjeçarja Li Xuyan, e cila me nënën e saj mban maska që mbulojnë pjesën më të madhe të fytyrës.
Për shumë gra në Azinë Lindore, qëllimi është të kenë një lëkurë sa më të lehtë, kështu që facekini mund t’ua mundësojë këtë. Ato janë gjithashtu të njohura në vendet fqinje si Koreja e Jugut.
Shitëset e facekëve thonë se shitjet e tyre po rriten.
“Krahasuar me periudhën para pandemisë, dy ose tre vjet më parë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se ai i mëparshmi. Vëllimi i shitjeve padyshim është rritur ndjeshëm këtë vit,” tha njëra prej tyre. /sarandacity.al/