Pilotët e avionit zjarrfikës po fluturonin nga skuadra 355 e transportit taktik në Elefsinë, dy pilotët e avionit të zjarrfikësve – Ai po bënte rënie në një vend të vështirë në fshatin Platanistos ku zjarri vazhdon ende.
Ngjan si mallkim ajo që po ndodh në Greqi këto ditë me fatkeqësi të njëpasnjëshme.
Kështu, në luftë me flakët është rrëzuar dhe një areoplan zjarrfikës, me dy pilotët që humbën jetën.
Fjala është për Canadair CL-215, të rrëzuar në Karystos, në zonën e Platanistos. Avioni që i përkiste Forcave Ajrore greke ra në një luginë në fshatin Potami.
Në video shihet avioni duke lëshuar ujë, duke bërë një kthesë djathtas dhe duke humbur lartësinë. Pak përpara kthesës djathtas, duket se godet një degë dhe humb drejtpeshimin nga krahu i djathtë. Me sa duket ka qenë një dështim mekanik pasi avioni vazhdon të humbasë lartësinë dhe nuk mund të ngjitet, derisa bie në tokë dhe shpërthen në flakë. /sarandacity.al/