Një megaoperacion gjatë natës nga SPAK e Policia ka çuar në pranga deri dhe prokurorë, oficerë policie e biznesmenë.
Thuhet fillimisht se në pranga ka rënë biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i operacionales policore Olti Bisti, drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave. Dyshohet se këta emra akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup të strukturuar kriminal.
Operacioni është shtrirë në disa qytete dhe pritet të ketë dhe të arrestuar të tjerë.
Në reagimin e parë, ministri i ri i Rendit, Taulant Balla, shkruan:
“Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.
Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.
Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.
Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”. /sarandacity.al/
Monitor Closely 2 tazemetostat will decrease the level or effect of omeprazole by affecting hepatic intestinal enzyme CYP3A4 metabolism viagra priligy Studies have suggested that between 10 and 20 of people over age 70 have signs of CH in their blood