Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka reaguar sërish lidhur me refuzimin e kërkesës për masë më të butë sigurie nga Gjykata e Lartë për Fredi Belerin.
Sipas tij, ky vendim është negativ dhe ka paralajmëruar Shqipërinë të respektojë shtetin e së drejtës nëse do të jetë pjesë e familjes europiane. Gjithashtu ministri i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut.
Kyediplomati i Athinës shton në njoftimin për mediat se Ministria e Jashtme do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimin e çështjes dhe do ta ngrejë këtë çështje në të gjitha forumet ndërkombëtare.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij.
Fillimisht ai u hetua nga prokuroria e Vlorës, më pas çështja i kaloi SPAK për krime zgjedhore.
Edhe pse i mandatuar nga KQZ, ai nuk ka mundur do të kryej betimin në Këshillin Bashkiak, duke bërë që të mos marrë drejtimin si kryebashkiaku i ri i Himarës.
Ajo që lexohet politikisht në këtë zhvillim është humbja e çdo mundësia që Beleri të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës. /sarandacity.al/