Flakët në Greqi kanë “djegur” së fundi dhe karrierën politike të një minsitri. Njeriu që mbante postin në krye të dikasterit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, dha dorëheqjen te kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, pasi nëj furie reagimesh ndaj tij, pasi teksa “vendi digjej, ai ‘krihej’”. “Krehja” në këtë rast ishin pushime e tij famljare teksa vendi lufton me flakët e rënda, të cilat kanë goditur dhe turizmin, siç ishte rasti me evakuimet e paprecedenta në Rodos.
Thuhet se Mitarakis ka munguar ditët e fundit në Athinë, duke qenë me pushime familjare në Patmos.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitarakis, i ka dorëzuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen për arsye personale, e cila është pranuar. Zëvendësministri aktual i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, Yiannis Oikonomou, emërohet ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve”. /sarandacity.al/