Siç dhe pritej, Lulzim Basha është rikthyer në krye të PD-së, jo më unike siç e la por e ndarë bë tre pjesë, duke u zgjedhur në një proces zgjedhor nga anëtarësia demokrate që ndjek linjën e tij.
“Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në.
Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë”, tha ai pas rizgjedhjes.
Por tashmë, veç Rithemelimit berishist, kundër tij janë dhe një pjesë e strukturave të PD-së apo deputetëve, nga ata që ndjekin linjën Gaz Bardhi.
Basha rikthehet në krye të PD-së afro 16 muaj pasi u dorëhoq, ndodhur kjo më 21 mars 2022. /sarandacity.al/