Edhe në kohën kur të dy ishin në qeveri, Auron Tare si kreu i Agjensisë së Bregdetit dhe Mirela Kumbaro si ministre Kulture, i pari ka qenë kritik i pakursyer të dytës, sidomos me shkak qasjen ndaj Butrintit.
Për Taren, për shumë arsye Kumbaro ka qenë një ministre e padenjë.
Dhe rasti e sjell që studiuesi i pasionuar i trashëgimisë, tashmë i lirë dhe pa asnjë përgjegjësi shtetërore apo qeveritare, të nxjerrë në pah padijen apo ndoshta nxitimin gabimtar të znj. Kumbaro, pasi kjo e fundit ngatërron Vjosën me Drinon.
Duke shkruar diç mbi dyditëshin e mbledhjes së qeverisë te Uji i Ftohtë, znj. Kumbaro shkroi atë që do e korrigjonte më pas:
Tare reagoi menjëherë, “pamëshirshëm”, duke ironizuar rëndë ish-kolegen:
“Kur ministrja e Turizmit, deputete e zonës dhe ish-përkthyese e Albturizmit nuk e di se ku bie Vjosa, si t’ja bëjnë djelmuria e brezit të ri që nuk bëjnë gjeografi në shkollë?!
Ministrja që freskoi këmbët dy ditë rresht në lumë, nuk e ka idenë se në cilin lumë u freskua…”.
Kumbaroi u vetëkorrigjua më pas:
“Në fund të mbledhjes dy-ditore në Tepelenë, që me kënaqësi e organizuam buzë Drinos, pjesë e Vjosës, në Parkun më të ri Kombëtar dhe mbretëreshë e lumenjve si krenari e të gjithëve, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kolegët me shumë diskutime energjike dhe ide të reja për sezonin e ri”.
Në fakt, bashkimi i Drinos me Vjosën vjen pak më tutje Ujit të Ftohtë, dy apo tre kilometra, ndaj dhe gafa gjeografike e ministres mund të quhet e mirëkuptar. Por për Taren, me “hesape të vjetra” me Kumbaron, e cila në mandatin e parë do i hapte rrugë një lokali brenda Butrintit, jo. /sarandacity.al/