Sezoni turistik po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj. Aeroporti “Nënë Tereza” dhe porti i Durrësit nuk “flenë” që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre. E nis kështu La Stampa një intervstë me kryeministrin Rama, i cili paralajmëron se turizmi në Shqipëri, me këtë hov që ka marrë, nuk do jetë i një kostoje të ulët gjithsesi, gjë që është tërheqja më e madhe gjer tani, pos plazheve cilësore.
Fillimisht Rama shpjegon fenomenin “Maldivet e Mesdheut”, term i përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.
“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”, tha Rama.
Sipas tij, për Shqipëri ka tashmë dhe një qasje të ndryshuar, gjë që ka efektuar në valën turistike.
Rama thotë se Shqipëria nuk shihet më si një vend “me kriminelë”, ndërkohë që pretendon se në aspektin mjedisor gjithçka është “ok”, kur në fakt ky është dhe debati më i madh sot mbi turizmin, dëmtimi i vijës bregdetare.
“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, argumentin çuditshëm Rama, ndërkohë që vetë i gëzohet prurjeve masive.
Ai shkon më tej kur beson se vërtet 10 vitet e tij në qeverisje kanë qenë rilindje për Shqipërinë, teksa fokusohet për këtë te turizmi.
Sipas tij, Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë.
“E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të rilindjes shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”. /sarandacity.al/