Ato që sot vejnë e vijnë drejt Ksamilit, duhet a dijnë se një tjetër rrugë ekzistonte deri në 2010-ën për të shkuar aty, me ullishtash, ku me zorr nxente dy makina në ndërrim. Rruga aktuale, e diskutueshme në aspekt mjedisor, i përket qeverisjes Berisha, mandatit të dytë të tij, e cila i dha një tjetër dimension Ksamilit, si ky që shohim sot. Dhe ja rezultati: as rruga e re nuk e përballon dot fluksin.
Ndaj kësaj situate ka reaguar minsitrja Ballku, e cila shkruan:
“Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im Alket Islami, e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit, tashmë pagëzuar si ‘Maldivet e Europës’, u duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.
Prej rreth pesë vitesh tashmë kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si Tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, Orikum-Dukat, Bypassi i Vlorës, rruga Palasë-Dhërmi apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore shqiptare.
Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur para një sfide e përgjegjësie të re.
Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë, zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tona, tashmë duhet t’i përshpjetojmë në kohë.
I njëjti proces duhet të ndodhë me bashkitë, të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi .
Sfidat na motivojnë!”, përfundon mesazhin gruaja më e fuqishme e qeverisjes “Rama 3”. /sarandacity.al/