Figura e Nikos Kazantzakis është krijuar në një nga fasadat e një hoteli qendror, nga artisti Alexandros Raptakis, në kuadër të festivalit “Street Art”, ku çdo vit ndër të tjera prezantohen murale që zbukurojnë pjesë të ndryshme të qytetit, si në qendër ashtu edhe në periferi.
“Muralja e mendimtarit dhe shkrimtarit të madh në një pikë qendrore, simbolizon historinë e rëndësishme të qytetit në letra dhe arte. Një histori që duhet ta respektojmë, nderojmë dhe t’ja kujtojmë brezit të ri”, tha një zyrtare lokale, e cila theksoi se Heraklioni ka fatin e madh të jetë vendlindja e Nikos Kazantzakis.
“Në një qytet ku dominon betoni, si në të gjitha qytetet, nisma e Bashkisë së Heraklionit për të ilustruar ndërtesa me tematika nga kultura dhe historia e vendit është vërtet e lavdërueshme”, u tha nga shoqata e Miqve të Kazantzakis-it.
Duke parë këtë model muralesh nga vendi fqinj, një të tillë mund ta implemendojnë dhe qytetet shqiptare, duke ndëruar figura frymëzuese respektive nga kultura apo fusha të tjera. /sarandacity.al/