Nëse dikur keni ëndërruar të zhvendoseni në një ishull, tani është shansi juaj.
Qeveria italiane ndau 45 milionë euru për 3000 persona që janë gati të shpërngulen në Sardenjë.
Ky ishull magjik, i dyti më i madhi në Detin Mesdhe, njihet për plazhet e tij shumë të bukura me rërë dhe detin bruz, por kjo pjesë e vogël e parajsës po përballet me një rënie të popullsisë pasi gjithnjë e më shumë të rinj largohen për në qytetet e mëdha.
Ata që duan të përdorin mbështetjen duhet të kalojnë në komunat me më pak se 3000 banorë dhe të gjithë përfituesit e mbështetjes janë të detyruar t’i përdorin paratë e marra për të blerë ose rinovuar një shtëpi.
Një shtëpi në Sardenjë mund të blihet për çmimin e pabesueshëm prej 1 euro dhe përfituesit duhet të jetojnë në pronën e tyre të re dhe të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja.
Italia po përballet me sfida të mëdha demografike, të cilat janë veçanërisht të dukshme në zonat rurale. Vitin e kaluar u publikua informacioni se pikwrisht nw Sardenjw wshtw lindshmwria mw e ulwt në të gjithë botën.
Gjithashtu, parashikohet që deri në vitin 2050 mosha mesatare e italianëve të rritet nga 45.7 vjeç në 50.7 vjeç.
Eshtë interesante të dihet se një numër i madh njëqindvjeçarësh jetojnë në Sardenjë. Rreth 500 njerëz janë mbi 100 vjeç, gjë që e bën këtë ishull edhe më të pazakontë. /sarandacity.al/