Në kulmin e një tendosjeje nervash Tiranë-Athinë, me shkak Belerin, kryeministri Rama i përcjell një mesazh fqinjit të mërzitur me atë që po ndodh Derviçan, kryeqendrën e Dropullit, aty ku vërtet jeton një minoritet i padiskutueshëm grek, ndryshe nga i diskutueshmi në Himarë.
“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama, duke i ilustruar fjalët e tij me pamjet përkatëse.
Ky postim i Ramës vjen pas një deklarimi të radhës nga Athina, nga vetë kryeministri Mitsotakis, i cili ka kërkuar betimin e Belerit nga qelia, paralel me paralajmërimin tashmë klishe për qëndrim grek me pasoja ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. /sarandacity.al/