Shitjet dhe numri i të punësuarve në hotele shënuan një rritje prej pak më shumë se 4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa pagat raportohen të kenë shënuar rritje mbi 25 %.
Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi statistikat afatshkurtra të shërbimeve për tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të cilit gjatë periudhës prill-qershor, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4.4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4.2 %, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë.
Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932.
Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Por shifrat u dyfishuan gjatë sezonit veror. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht Shqipëria u vizitua nga gati 2 milionë të huaj.
Një raporti i publikuar nga Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), tregon se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë kaluar 1702 068 netëqëndrime në Shqipëri, ose 44.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Referuar raportit, Shqipëria renditet vendi ynë me rritjen më të lartë të netëqëndrimeve, duke qenë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 12.9 %. /atsh/
[url=https://fastpriligy.top/]reddit priligy[/url] I ve thought about upping it to 0