Sipas medias fqinje, pas katastrofës natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë, dhe ndërsa kullotat kanë pësuar dëme, një tufë delesh “pushtoi” një serë jashtë Almyros Volos, ku kultivohet… kanabis medicinal dhe hëngri një sasi të madhe që kalon 100 kg.
Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij ka pësuar shumë dëme nga fenomeni intensiv i motit që përmbyti tokat e zonës dhe më pas nga bagatia që gjeti ushqim për t’u ushqyer me të.
“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Humbën nga përmbytjet e tani pas gjithë kësaj, një tufë delesh hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Sinqerisht nuk di çfarë të them”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit. /sarandacity.al/