Dhuna mes të miturve raportohet pothuajse çdo ditë në mediat greke.
Rreth 7 për qind e rasteve të regjistruara të dhunës në Greqi kryhen nga të mitur.
Kështu një djalë tregoi historinë e tij të ushtrimit të dhunës së bashku me dy nga miqtë e tij kur ishte 15 vjeç. “Katër 17-vjeçarë na erdhën me thika dhe na kërkuan telefonat”, tha djali. Nga frika se mos u ndodh diçka, djemtë u kanë dhënë telefonat.
Dhuna tek të miturit nuk është e pranishme vetëm në pjesët e varfra të Athinës. Në pjesët më të pasura të qytetit, si në lagjen verilindore të Kifisit, vajzat përfshihen gjithnjë e më shumë në krime.
Kështu tregoi Clary, një vajzë 17-vjeçare se si e kishte rrahur shoqen e saj dy vjet më parë për hiçgjë, për një trill momenti.
“Por e godita dhe e shtyva. Kur u rrëzua përtokë, u përpoq të ikte, por unë e kapa nga flokët dhe e shtyva përsëri në tokë. Më pas e godita dy-tri herë në fytyrë”, tha ajo, duke shpjeguar se më pas në shkollën e saj e trajtuan si heroinë.
Ajo thotë se sot është penduar për veprimet e saj dhe u bën thirrje të rinjve të mos i përsërisin gabimet e saj: “Mos i ktheni në heronj apo modele njerëzit që nuk kanë të ardhme. Një model do të thotë të jesh i zgjuar, të përpiqesh të ndihmosh njerëzit”, përfundoi Clary.
Në shtator të këtij viti në Greqi janë arrestuar mbi 1350 të rinj për vepra të ndryshme penale dhe kanë nisur rreth 1200 procedime, raporton DW. /sarandacity.al/