Arlind Hazizi u kthye nga emigrimi në vitin 2019 dhe ngriti një serë moderne prej një hektar në vendlindje, fshatin Strum të Roskovecit.
Këtë vit sera e familjes së 34-vjeçarit prodhoi domatet e para të cilat shkuan për eksport.
“Ky investim ja ka vlejtur duke dhëne dhe një mesazh për gjithë të rinjtë që me punë dhe përkushtim mund të arrijnë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, u shpreh Arlind Hazizi-fermer.
I vëllai i Arlindit, Julian Hazizi ka lënë profesionin e inxhinierit dhe ekonomistit dhe i ka hyrë edhe ai rrugës se biznesit. 35-vjeçari ka hapur një pikë grumbullimi të produkteve bujqësore, dhe po punon për ndërtimin e një fabrike agro-përpunuese.
“Investimi ka sjellë përfitime por nga ana tjetër synon që këto produkte të kenë certifikatën “Made in Albania” duke i standardizuar në nivelin e vendeve evropiane”, deklaroi Julian Hazizi.
Vëllezërit Hazizi duan të punojnë vetë për të ambalazhuar apo konservuar produktet e biznesit familjar, por synimi është të punojnë dhe me fermerët e tjerë të zonës. /TCH/