Një emigrant shqiptar në Angli që pranonte më mirë të vdiste aty se sa të kthehej në Shqipëri, ka ndërruar jetë pikërisht me këtë zgjedhje.
Fjala është për një 37-vjeçar, që, siç raporton The Guardian, ka tentuar të vrasë veten brenda qendrës së emigrantëve Brook House, në Gatwick të Britanisë së Madhe. Dhe, pas një javë në spital, ka dhënë frymën e fundit pikërisht aty.
The Guardian sqaron se emigranti i paligjshëm nga Shqipëria ndërroi jetë të premten në spitalin East Surrey, ku ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pasi kishte tentuar të vetëvritej brenda kampit të emigrantëve.
Të shtunën në mëngjes, Home Office konfirmoi vdekjen e 37-vjeçarit, ndërsa policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit për burgjet dhe shërbimet e provës kanë nisur hetimet për rastin. /sarandacity.al/