Ç’do të bëjë qeveria nëse Greqia do vendosë bllokadë ndaj Shqipërisë për Belerin?
Për këtë u pyet së fundi kryeministri Rama në një konferencë të stërgjatë me gazetarë, përgjigja e të cilit ishte:
“Sa i përket kërcënimit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj këtë sa herë që pyetem, sepse nuk dua të ushqej një debat ku nuk jemi palë. Qeveria nuk është palë. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën, qeveria mund ta luante rolin që ishte mësuar të luante. Ta vinte sistemin e drejtësisë në favor të kërkesave të të huajve.
A mundet Greqia?
Po edhe mundet. Po pastaj? Nëse kjo do të ndodhë, kur të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do ishte jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht sot si një vend ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar, qoftë i institucioneve ndërkombëtare, të bllokohet për një çështje, që nuk është fare e integrimit në BE. Është një çështje që edhe në aspektin bilateral është minore”, u shpreh Rama në lidhje me këtë çështje. /sarandacity.al/