Rama e Kurti u ribënë sërish bashkë pas kohësh distancë politike si pasojë e një humori jo të mirë politik.
Dita e Pavarësisë solli në Vlorë kreun e qeverisjes kosovare, ku së bashku me homologun e tij të Tiranës morrën pjesë në homazhet te Monumenti i Flamurit, për të vijuar më pas te Shtëpia e Pavarësisë.
Ishte kjo një skenë paksa idilike e një sensi përbashkues atdhetar, e cila do cenohej pak minuta më vonë me Berishën, i cili vijon të jetë në qendër të interesit të disktueshëm gazetaresk për t’i marrë dhe përcjellë publikut çdo gjë që thotë, pa asnjë lloj selektiviteti.
Ai, me vetëbindjen se vetëm ai është patriot, edhe i madh, tha se po betohej para varrit të Ismail Qemalit se kjo do ishte hera e fundit që Edi Rama vinte kurorë te ai, pasi duke e cilësuar “tradhëtar”, tha se do e ia pamundësonte të ishte dhe më tej kryeministër.
Çështja është se dhe Rama nga ana tjetër ka qëndrim të ngjashëm: vetëkonsiderohet patriot e Berishën e trajton si tradhëtar. /sarandacity.al/