Ditë më parë, arsimi sarandiot humbi një ndër figurat e tij të pashlyeshme, mësues Teli Mëhilli.
Ai lindi në Piqeras me 7 prill 1940. Aty kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para. Shkollën 7-vjeçare e kreu në Delvinë. Duke punuar në Banken e Shtetit, vazhdoi gjimnazin pa shkëputje nga puna dhe e përfundoi me korrespondencë, në “Asim Zeneli” në Gjirokastër me rezultate të larta.
Më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” po në Gjirokastër. Nuk ju dha e drejta e studimit megjithëse e kërkoi për 8 vjet.
Studioi si autodidakt dhe përfundoi me korrespodencë Institutin 2-vjecar për Matematikë-Fizikë. Punoi si mësues na fshatrat Nivicë Bubar dhe Muzinë, në shhkollën 8-vjeçare dhe të mesmë të Delvinës, si dhe për 18 vjet në shkollën 8-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë.
Arti dhe letërsia ishin pasioni i tij. Më tepër dobësi kishte për poezinë. Ka botuar një libër modest me poezi, por dhe shkrime në shumicën e gazetave të ndryshme të kohës.
Arritjen më të madhe ai e pati në botimin e librit “Piqerasi”, një libër me vlera të mëdha njohëse. Si mësues e donte dhe e jepte lëndën e tij me pasion e dashuri tek nxënësit.
Më poshtë është një elegji për të, shkruar nga ikona e vargut Zaho Vasili. /sarandacity.al/
https://youtu.be/EoMFWDx_3AE