Një vizion i ri u shpall për Vjosën, luginën që e përshkon atë, shpallur nga qeveria Park Kombëtar.
Në ceremoninë e hapjes së prezantimit të projekteve për krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit”, ministrja Kumbaro tha se “Vjosa do të jetë edhe një motor ekonomik i zhvillimit të qëndrueshëm, jo me artielieri të rëndë, por me turizëm që respekton natyrën, me ekoturizëm, me sporte natyrore, me bujtina e agroturizme që kanë nisur ta popullojnë krejt luginën nga Leskoviku e Çarshova e Përmetit, deri në Këlcyrë e Tepelenë, Memaliaj e Fier, Selenicë e Vlorë, Gjirokastër, Dropull e Libohovë, duke i mbushur me krenari njerëzit që u rritën me gurgullimën e ujit të saj, për t’i dhënë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë ekonomi aty, në rrënjët e të parëve të tyre, e të begatohen buzë lumit duke vazhduar jetën në paqe me të, për çka po punojmë tashmë për Planin e Menaxhimit”.
Ndërsa kryeministri Rama shpotiti rëndë perëndimorët, të cilët ngritën zërin përv Vjosën, por që shefi i qeverisë nuk jua pranon si moral.
“Nuk ka asnjë vend ne Europë sot që të ketë lumë të egër, gjë për të cilën shpesh herë kemi qenë të detyruar që t’u kujtojmë miqve europiane, që duhet ruajtur lumi më i egër.
Por patjetër që duhet ruajtur, por më parë që të na japin leksionet, duhet të kujtohen se të egër kanë qenë lumenjtë e Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që nuk kanë qenë për mbrojtjen e natyrës.
Jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin, për gjithçka që jemi mundur të mësojmë në një proces që nuk ka qenë i lehtë, deri në transformimin e Vjosës në një park kombëtar.
Ne nuk mund të mos e themi që leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot!
S’i pranon dot, aq më tepër në një botë ku ndotësit më të mëdhenj, dhe burimet e rrezikut për mjedisin, në kushtet e një përpjekje globale, përballë ndryshimeve klimatike, janë një pjesë e madhe e atyre që bëjnë moralin më insistues”, tha Rama. /sarandacity.al/