Sipas aplikacionit Earthquake, gjatë orëve të fundit shteti grek ka qenë aktiv në tërmete të vogla me magnitudë 2 deri në 3 Richter.
Mikrotërmetet janë ndjerë në disa ishuj të Greqisë, por më i fuqishmi ka qenë i shkallës 5.2 Richter që ka rënë në orën 22:28.
Vetëm 3 km larg Sarandës është ndjerë një tërmet i shkallës 2.5 Richter në zonën e Finiqit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 5 km dhe ka zgjatur për disa sekonda. /sarandacity.al/