Takimi Mitsotakis-Erdogan në Athinë të enjten, marrëveshjet e nënshkruara dhe mesazhet e dërguara nga liderët e dy vendeve, zënë faqet e para të shumicës së gazetave turke të premten.
“100 vjet pas Lozanës ka nisur një periudhë e re për marrëdhëniet greko-turke. Erdogan-Mitsotakis përcaktuan udhërrëfyesin” shkruan Hurriyet me gazetën që në faqen e parë pret temën e dhënies së vizave për turqit për 10 ishujt e Egjeut lindor.
Fraza “era e paqes në Egje” e përdorur nga Rexhep Tajip Erdogan në deklaratat e tij me kryeministrin grek përdoret nga Milliyet për faqen e saj të parë. E njëjta gazetë, sipas ANT1, pretendon se policët grekë që ruanin presidentin turk, teksa ai po largohej, i kanë kërkuar një foto kujtimi dhe ai nuk i ka refuzuar.
Fraza Erdogan “për paqen le të jemi shembull për botën” përdoret nga Sabah, ndërsa Akcam zgjedh mesazhin “deti i paqes” në Egje.
“Zgjedhjet kanë përfunduar, periudha e humorit pozitiv ka filluar”, thuhet në faqen e parë të gazetës opozitare Cumhuriyet. /sarandacity.al/