Sipas të dhënave zyrtare, në NJVKSH Sarandë janë vaksinuar 5080 persona deri më tani.
Ata përfshijnë grupmoshat +75 vjeç, +70 vjeç, +65 vjeç. Ka përfunduar gjithashtu proçesi i vaksinimit të uniformave blu.
Ndërkohë ka filluar proçesi i vaksinimit me dozën e parë për grupmoshën +60 vjeç me vaksinën Sinovac. /sarandacity.al/