Në përmbyllje të një viti me arritje të suksesshme në sektorin e turizmit, u organizua një mbrëmje e ndarjes së çmimeve në turizëm nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Unioni Turistik Shqiptar.
Gjatë ceremonisë, u shpërndanë 21 çmime dedikuar bizneseve të hotelerisë, udhëtimit, mikpritjes, por edhe institucioneve publike siç ishte Bashkia Sarandë, vlerësuar si destinacioni më atraktiv gjithëvjetor, dhe të gjithë aktorëve të tjerë të sektorit, të cilët me performancën e tyre patën një ndikim në bilancet pozitive të turizmit në shifra, të ardhura e standarde për vitin që po lëmë pas.
Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi bashkëpunimin dhe performancën e sektorit privat për vitin 2023.
“Po mbyllim së bashku një vit historik në nivel shifrash dhe me një bilanc të jashtëm pozitiv si ekonomi e hapur për herë të parë në histori ku performanca e sektorit privat ka qenë qershia mbi tortën e punëve të pjekura dhe mirëkoordinuara. Të gjithë aktorët e sektorit kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në sinergjinë e punëve të krijuara dhe koordinuara mirë për të prodhuar këto rezultate që sot kemi arritur”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit përmendi edhe projektet e përbashkëta e sfidat për vitin 2024 i cili nis me një ngjarje të rëndësishme në promovimin ndërkombëtar, siç është panairi i turizmit “Fitur Madrid”, i cili do të mbahet në muajin janar.
“Ky pozitivitet dhe energji e mirë që na ka shoqëruar këtë vit, shpresoj të na shoqërojë edhe për vitin që vjen, ku nisim që në Janar me një kalendar ngjarjesh ndërkombëtare për turizmin si ‘Fitur Madrid’, vazhdojmë me ‘ITB Berlin’, e më tej me “FESTA 2” duke dhënë më të mirën e shpirtit shqiptar të mikpritjes përmes këtij entuziazmi që po përcjellim këtë vit”, vazhdoi më tej ministrja Kumbaro.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në turizëm, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se “TIA ka rregjistuar 7 milionë vizitorë që kanë hyrë nga ajri në Shqipëri, ose 120 % më shumë krahasuar me vitin 2019, i cili ishte edhe viti i fundit normal para pandemisë.”
“Turizmi nuk bëhet dot as vetëm nga qeveria, as vetëm nga hotelierët as vetëm nga turoperatorët, as vetëm nga udhërrëfyesit. Turizmi bëhet nga të gjithë ne dhe ne e kemi në ADN−në tonë”, vazhdoi ministrja Balluku.
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa u shpreh se rezultatet e mira të këtij ishin rezultat i një bashkërendimi serioz të projekteve dhe punëve të përbashkëta mes sektorëve publik dhe privat, duke konfirmuar 35 % më shumë rezervime për vitin 2024.
Deri në muajin nëntor, Shqipëria është vizituar nga 9.54 milionë turistë të huaj. Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Kosova, por risi për këtë vit kanë qenë flukset e larta nga Italia (872 mijë vizitorë) dhe rritje të shpejtë nga vende si Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania.
Nga ana tjetër, Shqipëria po zbulohet me rritje të ndjeshme nga vende si Turqia, Kina e vendet nordike e njëkohësisht gjatë këtij viti janë rikuperuar flukset e vizitorëve nga Ukraina.
Lista e çmimeve të akorduara:
Jeto në fshat – Projekti më i mirë për turizmin rural në Shqipëri
Happy Tours DMC – Kompania turistike incoming më e mirë në Shqipëri
Wizz Air – Kompania ajrore “low cost” më e mirë në Shqipëri
Bashkia Sarandë – Destinacioni më atraktiv gjithëvjetor
Fafa Grand Blue – Hoteli më i mirë në aspektin e qëndrueshmërisë në Shqipëri
Overview Events & Travel – Kompania më e mirë “Mice” në Shqipëri
Aplikacioni TEA – Aplikacioni më i mirë i turizmit
“Regina Blue” – Hoteli më i mirë i vijës bregdetare në Shqipëri
Albania Rafting Group – Turizmi më i mirë i aventurës në Shqipëri
Kulla Hupi – Turizmi i kullave më i mirë në Shqipëri
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore – Performanca më e mirë në evente ndërkombëtare
Piramida – Qendra më e mirë e inovacionit, dizajnit dhe arkitekturës
“Mak Albania” – Hoteli & konferenca më e mirë në Shqipëri
“Sava Tours” – Kompania outgoing më e mirë në Shqipëri
Southoutdoor – Festivali më i mirë në krijimin e një tradite të qëndrueshme në Shqipëri
Arjana Isaku – Guida më e mirë në Shqipëri
Ema’s Light – Revista më e mirë e udhëtimit
“Convivium Maritim Plaza” – Restoranti më i mirë në Shqipëri
Genti Tours – Ttransporti turistik më i mirë në Shqipëri
London Travel & Tours – Agjencia turistike e udhëtimit më e mirë në vend
Gjyste Bici – Receta më e mirë e gjyshes
2014; 142 142 54 DOI PubMed priligy in usa
The filtration fraction was highest in rats receiving furosemide alone and lowest in those animals maintained on combination therapy Table 1 buy priligy without a script