Një video tronditëse tregon se momenti i lig qëndron në çdo moment te çdokush, pavarësisht rrethanave, por dhe se si kaderi i Zotit është përcaktues, gjithashtu pavarësisht rrethanave.
Në Solihull, Angli, një grua dhe foshnja e saj i shpëtuan mrekullisht një lëndimi të rëndë gjatë një incidenti të tmerrshëm, kur një furgon Peugeot u përmbys sipër tyre.
Pamjet, të kapura në video më 16 dhjetor, tregojnë një grua me një karrocë në trotuar. Befas, ajo manovron në përballjen e befasishme me furgonin aty ku ajo po ecte.
Dhe ishte lumturi kur u mësua se gruaja dhe fëmija ia kishin hedhur vdekjes së sigurt. Raportohet se pasi u dërguan në spital, vetëm fëmija i saj kërkoi kujdes mjekësor për lëndime që nuk janë kërcënuese për jetën.
Drejtuesja e furgonit, një grua rreth të 40-tave, ka pësuar plagë dhe gjithashtu është trajtuar për lëndime jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka bashkëpunuar me autoritetet dhe po ndihmon në hetimin në vazhdim.
Policia po heton rrethanat e aksidentit. Furgoni duket se po udhëtonte me shpejtësi të madhe, duke bërë që të humbte kontrollin.
Skena të ngjashme janë parë së fundi dhe në Tiranë, me birbo në timon që u kanë rrezikuar jetën kalimtarëve. /sarandacity.al/