Mediat greke shkruajnë se kryebashkiaku i Himarës dhe rivali i Fredi Belerit, Jorgo Goro, ka dhënë dorëheqjen, kërkuar kjo nga kryeministri Rama.
Ato i referohen kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, sipas së cilit, Goro i ka dorëzuar prej të premtes dorëheqjen e tij kreu të Qarkut Vlorë.
Por duket se në orët në vijim qeveria Rama do të vijojë me emërimin e një tjetër kryebashkiaku në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili është fituesi i zgjedhjeve, por që mbetet në burg dhe me një gjyq në zhvillim, komentojnë mediat e Athinës.
Për këtë zhvillim ka reaguar dhe vetë Beleri nga qelia, me një liri të pazakontë për të komunikuar lehtësisht me mediat si i burgosur.
Beleri thotë se Goro nuk dha dorëheqjen, por hoqi dorë si kryebashkiaku i humbur. “Në fund të fundit, ai ishte një kukull”.
Për Belerin, “kushdo që merr kryetar të përkohshëm deri në lirimin dhe inaugurimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët që vijnë nga fraksioni bashkiak me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023”. /sarandacity.al/