Fatih Terim, trajneri legjendar turk, do drejtojë Panathinaikosin, ekipin e madh grek.
Është pikërisht klubi helen që shpall me entuziazëm ardhjen e Fatih Terim në krye të ekipit, duke i bërë dhe një profl atij.
“Trajneri turk ka lindur më 4 shtator 1953 në Adana. Karrierën futbollistike e ka nisur në Demirspor dhe e ka vazhduar te Galatasaray, ndërsa ka luajtur edhe në kombëtaren turke.
Si trajner ai pati një rrugëtim të madh, duke qenë trajneri i dytë më i mirë në Turqi, duke fituar tetë kampionate dhe një Kupë UEFA me Galatasaray. Ai gjithashtu udhëhoqi Kombëtaren turke në gjysmëfinale të Europianit 2008.
Skuadra e tij e parë si trajner ishte Ankaragucu në 1987, e ndjekur nga Goztepe. Në vitin 1990 ai mori përsipër ekipin kombëtar të Turqisë K21 dhe tre vjet më vonë u bë trajneri i parë i kombëtares së meshkujve.
Pasoi Galatasaray, ku nga viti 1996 deri në 2000 fitoi katër kampionate radhazi dhe sigurisht suksesi kryesor i Terimit ishte Kupa UEFA në vitin 2000 (4-1 ndaj Arsenalit në penallti). Menjëherë pas kësaj erdhi njohja absolute e punës së tij me angazhimin te Fiorentinës. Ai qëndroi në ekipin e Serisë A deri në fund të shkurtit 2001. Në verën e vitit 2001, një nga skuadrat më të mira italiane, Milani, nënshkroi kontratë me Terimin.
Në vitin 2002 u kthye te Galatasaray, ku qëndroi deri në vitin 2004 mes shumë vështirësish financiare dhe administrative. Në vitin 2005 ai u rikthye në kombëtaren turke dhe arriti të arrijë në gjysmëfinalen e Euro 2008. Ai dha dorëheqjen në 2009, qëndroi jashtë për një vit e gjysmë dhe në 2011 Galatasaray e thirri për të gjetur rrugën e suksesit. Dhe Terim riktheu titujt duke fituar dy kampionate. Në shtator 2013, ai u largua nga Galatasaray dhe u rikthye për mandatin e tij të tretë në kombëtaren turke. Ai qëndroi katër vjet dhe më në fund ndoqi rrugën e njohur, kthimin në bazën e tij, Galatasaray. Ai mori drejtimin për herë të katërt në dhjetor 2017, festoi dy kampionate të tjera dhe përfundoi ecurinë e tij atje në janar 2022.
E mirëpresim Fatih Terimin në familjen Panathinaikos!”.
Kështu, Greqia me këtë akt ka bërë dhe një historie “fqinjësie të mirë” nga pikëpamja nacionaliste, me luftra e fërkime me fqinjin e saj lindor, tendenca që vijojnë ende, edhe mes përpjekjeve për pajtim e fqijësi pa armiqësi. /sarandacity.al/