Buxheti 2024 i Bashkisë së Sarandës morri pothuajse një votë unanime në fund, duke bashkuar të gjitha palët politike në vlerësime, siç i bashkoi dhe në kritika, me një konstruktivitet shembullor.
Buxheti, portofoli i radhës i një bashkie me më shumë sfida, sidomos në fushën e investimeve publike, të diktuara nga rritja galopante e interesit turistik, u trajtua në formën e pyetjeve dhe të diskutimeve, duke patur në finale një dakortësi të plotë, sidomos për faktin e shpërndarjes së drejtë të fondeve.
Sqaruesit e tij ishin përgjegjës të tre sektorëve në Bashki: Financa, Shërbimet dhe Urbanistika, por në disa raste ndërhyri vetë kreu i institucionit, Olti Çaçi, për të shkoqitur raste të diskutueshme financimesh.
Për herë të parë në këto vite u dha një sqarim dhe mbi Ekokampusin, mbetur “gërmadhë” nga mosfutja në funksion, ku u tha se po bëhet një studim nga Fondi Shqiptar i Zhvillim për një trajtim të integruar të të gjithë zonës rreth e rrotull, me godinën e Ekokampusit në qendër, i cili do jetë Ekokampus dhe jo ndonjë ndërrim destionacioni, siç thashethemnohet, për qëllime ndërtimi. /sarandacity.al/
Hayden A, Johnson PW, Packham G, Crabb SJ buy priligy usa I had been looking info getting my breasts done for a little while before I found Dr
priligy cvs Oral cavity oropharynx fig