I diagnostikuar me glioma të trungut të trurit, një nga tumoret më agresive, Lucas, i cili u diagnostikua në moshën gjashtë vjeçare, festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 13-të me tumorin e që i është zhdukur plotësisht pas shtatë vitesh trajtim.
Lucas u bë fëmija i parë në botë që mundi këtë lloj tumori vdekjeprurës, i njohur si glioma difuze e brendshme pontine (DIPG).
Djali mori pjesë në një trajtim eksperimental në Francë, ku mori ilaçin Everolimus (Afinitor), i cili shkaktoi reagime të forta ndaj tumorit të tij. Mjekët u befasuan nga shërimi i tij i plotë, duke pasur parasysh agresivitetin e këtij lloji tumori, i cili zakonisht rezulton me vdekje brenda nëntë muajve nga diagnoza.
Mjeku francez Jacques Grill, kreu i programit të tumorit të trurit në Qendrën e Kancerit “Gustave Roussy” në Paris, tha se Lucas kishte “mundur të gjitha shanset për mbijetesë”. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar pse Lucas iu përgjigj trajtimit ndërsa fëmijët e tjerë jo, dhe për të gjetur mënyra për ta zbatuar këtë njohuri në trajtimin e pacientëve të tjerë, shkruan Science Alert.
Megjithëse rasti i Lucas ofron shpresë, shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime shtesë dhe një periudhë kohore prej 10 deri në 15 vjet për të zhvilluar terapi efektive për më shumë fëmijë me DIPG. /sarandacity.al/