Marina Voulgari, vajza e Konstantinos dhe mbesa e Sotiriou Voulgaris, themeluesit grek të shtëpisë së famshme Bulgari, vdiq në Romë në moshën nëntëdhjetë e tre vjeçare.
Marina ishte aktive, si gjithë familja e saj, në sektorin e bizhuterive dhe në vitin 1976 vendosi të krijojë linjën e saj si stiliste, duke marrë klientë si Sophia Loren dhe Ivana Trump.
Në vitet tetëdhjetë ajo hapi dyqane në New York, Milano dhe Paris dhe më pas zgjodhi si vendbanim Monakon. Në vitin 1996 sheiku saudit Ahmed Fitaihi bleu kompaninë Marina B., por ajo vazhdoi, për shumë vite, të dizajnonte bizhuteri mbresëlënëse dhe origjinale.
“Ajo ishte një grua unike, më mësoi se çfarë do të thotë guxim dhe vendosmëri”, tha mbesa e Marina Voulgarit, Laura Calissoni Colnaghi. /sarandacity.al/