Për herë të parë, një zë qeveritar nga Rilindja ka përmendur një shtet e më saktë një vend në Europë, të cilin Shqipëria e ka apo duhet ta ketë si referim në aspektin zhvillimor. Dhe ku shtet, sipas atij që e tha, paska patur të njëjtin hall në vitet ’90: ikjet! Eshtë Irlanda. Ishte Arbjan Mazniku, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor që e solli si shembull shtetin britani, duke thënë se para tre dekadash ishte shteti më i varfër në kontinent e sot është i dyti me GDP-në më të lartë pas Luksemburgut. Dhe sipas tij, një meritë për këtë pati emigracioni i këtij vendi para 30 vitesh.
Duke folur në Vizion Plus, te “Quo Vadis”, Mazniku e trajtoi ndryshe valën e ikjeve, pa dramacitet, duke thënë se prej saj është provuar të ketë zhvillim në ekonomik. Si argument ai solli të kthyerit e shumtë të cilët përvojat e tyre i kanë shndërruar në investime në Shqipëri.
Sa i takon venitjes së qyteteve të vogla, pasi gjithçka përqendrohet në metropole, Mazniku solli shembuj nga Europa të të njëjtit fenomen, me diferenca të thella mes qyteteve, gjë që siç tha, është një fenomen që nxit debat prej 30-40 vitesh.
Duke iu kthyer Irlandës, kujtojmë se dhe ky vend është bërë vitet e fundit synim për shumë shqiptarë që kanë emigruar atje. /sarandacity.al/