Tre automjete të bëra shkrumb e hi, kosha të djegura dhe barrikada janë ngjarjet e rënda të ndodhura në orët e vona të natës në “Avenue Athens”, jashtë Universitetit Bujqësor të kryeqytetit grek. Mes mjeteve të djegura bie në sy një autobus me targa shqiptare.
Pak pas mesnate, një grup prej rreth 30 personash dolën nga Geoponiki, ku po zhvillohej një koncert, dhe u vunë flakën dy autobusëve turistikë dhe një fuoristrade, ngritën barrikada dhe hodhën gurë drejt shoferëve që kalonin.
Efektivët e policisë së MAT-it në vendngjarje kanë vijuar me përdorimin e gjerë të lëndëve kimike dhe hedhjen e bombave trullosëse për largimin e të rinjve.
Për rreth një orë, Avenue e Athinës i ngjante një fushëbeteje me policinë që po ndalonte trafikun.
Greqia njihet për natyrën e ashpër të protestave, të cilat zakonisht nuk janë paqësore. /sarandacity.al/