Për herë të parë në një muaj Ramazani, mesazhe kur’anore janë shfaqur në vende publike në Sarandë; billborde të fiksuara në shtylla, të cilat ose kanë të bëjnë direkt me ritin e agjërimit ose janë të bëjnë me marrëdhënie ndërnjerëzore.
Ndër to veçon një prej tyre e e cila ka të bëjë me sjelljen e fëmijës ndaj prindërit.
Sipas Kur’anit, fëmijë nuk duhet të nxjerrë as ndonjë ofshamë bezdisëse ndaj prindërit.
Në një tjetër thuhet se Zoti ka urdhërur që njerëzit të jenë të drejtë me njëri-tjetrin, pasi dhe Ai është i drejtë me ta.
Dhe në një tjetër, është një këshillë profetike, e cila përcakton se cili është më i miri ndër besimtarë.
Kujtojmë se një praktikë e ngjashme ka qenë pjesë e projektit të Lulishtes së Kur’anit, e cila do qe në Tiranë në kuadër të Xhamisë së Madhe, jo asaj që po ngrihet te Namazgjaja, por asaj që do ngrihej mes Pallatit të Kulturës dhe 9-katësheve, ideuar nga Bashkia e Tiranës në kohën kur drejtohej nga Rama. /sarandacity.al/