Një mrekulli e Zotit e ndodhur në Jug të Shqipërisë, mes Sarandës e Gjirokastrës, mes një gjelbërimi dehës në një grykë në këmbët e malit të Sopotit, prej nga dhe rrjedh, është pa më të voglin dyshim një ndër atraksionet më magjepsëse të turizmit në Shqipëri.
Viti 2024, ende pa nisur mirë fillim sezonin turistik, e gjen Parkun Natyror të Syrit të Kaltër në vetëm në javën e parë të muajit prill me 2500 vizitorë nga 350, të një viti më parë, në po të njëjtën javë të prillit 2023. Pra, sipas statistikave të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka një rritje progresive me shtatë herë. Gjasat për dhjetëfishimin e tyre nga viti paraardhës janë mjaft premtuese. Kjo për faktin se Shqipëria gjithnjë e me shumë është në prozhektorët e mediave ndërkombëtare, sa i përket destinacioneve turistike si dhe aftësisë mirëmenaxhuese të Drejtorisë Rajonale të Vlorës, e cila ka në mbikqyrje dhe menaxhim e këtij siti natyror, ku së fundmi ka ristrukturuar organikën funksionale të saj, duke kufizuar ndjeshëm abuzimet në administrimin e parkut.
Prej tre vitesh, Syri i Kaltër tashmë një pamje krejtësisht tjetër në planin infrastrukturor me ndërhyrjen e kryer nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, gjë e cila ka ndikuar drejtërdrejtë në axhendat e turizmit vendas dhe të huaj.
Syri i Kaltër përveçse pamjes që ofron, freskisë, ujrave të kristaltë, gjelbërimit të larmë dhe melodisë së zogjve, rrethohet nga fshatra me histori mitike, siç Peca sipër tij, që zgjojnë akoma edhe më shumë dëshirën për ta patur në “top listën” e vendeve që duhen vizituar patjetër sapo shkel Shqipërinë. /sarandacity.al/