Menaxhimi i parkut të Kombëtar të Butrinti nga një fondacion privat, më saktë nga Fondi Shqiptaro-Amerikanm është konform Kushtetutës.
Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata Kushtetuese e cila ka rrëzuar padinë e bërë nga opozita, që pretendonte se nëpërmjet këtij akti të miratuar në parlament, cenohej identiteti kombëtar.
“Gjykata vlerësoi se pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative, menaxhuese, tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet etij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese”, thuhet në vendim.
Sipas organit më të lartë të dhënies së drejtësisë, pavarësisht se parku kombëtar menaxhohet nga privati, në të gjitha rastet ai do të duhet të kalojë filtrat e shtetit.
“Çdo akt i Fondacionit është subjekt i kontrollit të drejtpërdrejtë të organeve shtetërore sipas fushës së kompetencës të përcaktuar me ligj. Më konkretisht, Fondacioni nuk përjashtohet nga përmbushja e çdo detyrimi ligjor që ka sipas legjislacionit çdo entitet tjetër shtetëror apo publik, siç janë marrja e lejeve ose licencave përkatëse nga autoritetet kompetente për fillimin e punimeve ndërtimore apo ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, sipas marrëveshjes”, argumentohet nga Kushtetuesja
Megjithatë, vendimmarrja për Butrintin nuk ka qenë në unison, por me shumicë votash, pasi disa emra në Kushtetuese kanë qenë kundër.
Edhe pse nuk ka vuajtur kurrë për çështje menaxheriale, Butrinti tashmë kalon në një tjetër epokë menaxhimi, duke iu kopsitur letrat edhe ligjërisht. /sarandacity.al/