Nën një atmosferë elektorale, rruga që kalon në mes të lagjes Gjashtë është asfaltuar ditën e djeshme.
Por është një asfalt i ashpër që banorëve s’u ka pëlqyer, pasi sipas tyre do të shkërmoqet shumë shpejt.
Për më tepër, punimet sipas banorëve kanë prishur kunetat, kanalet mbledhëse të ujërave anash rrugës.
Ato janë mbuluar me asfalt dhe nuk duken më. Për të bërë punimet e kunetave janë paguar 5000 lekë të reja për 1 m2 sipas një banori të vjetër në këtë fshat.
“Shumë mirë që rregullojnë rrugët, por atë që e bëjnë ta bëjnë tamam”, thotë një ndër banorët e kësaj zone. /sarandacity.al/