Spanja ka fituar për të tretën herë Kampionatin Europian, duke qenë, që në fillim e deri në fund, skuadra më e mirë në Gjermani, me fundin logjik të triumfit të saj.
Me një fitore 2-1 ndaj Anglisë, ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, iberikët kurorëzuan një nivel loje që i renditi që në fillim si pretendentë numër një të këtij Europiani.
Ishte kjo Spanjë me të cilën u përball dhe Shqipëria në grup, e cila ndërsa shpartalloi Kroacinë 3-0 që në nisje, me kuqezinjtë fitoi minimalisht 1-0.
Edhe ndaj Anglisë në finale, qe në epërsi të dukshme pothuajsë përgjatë gjithë lojës.
Ndërsa anglezët, me humbjen e finales së dy radhazi të një Europiani, konfirmojnë dhe njëherë një lloj “mallkimi” mbi ta, që prej vitit 1966 kur fitonin Botërorin në shtëpinë e tyre.
Prej atëherë, paçka brezave të njëpasnjëshëm plot talente, nuk kanë arritur të fitojnë dot as Botëror e as Europian. Ndaj, ajo që i dhurojnë futbollit botëror sot është vetëm kampionati i tyre, më i bukuri së bashku me atë spanjoll. /sarandacity.al/