Një problem i sezonit turistik veror që mendohet se ekziston vetëm në Shqipëri, në fakt ekziston dhe në Greqinë fqinje me traditë të gjatë turizmi. Bëhet fjalë për çadrat dhe shezlongjet.
Siç raportn Euronews, “plazhet greke të mbuluara me shezlongje po bëhen një pamje gjithnjë e më e rrallë, pasi dronët patrullojnë për të zbatuar rregullat e reja”, duke nënvizuar se restorantet, baret dhe kompanitë me qira që nuk kanë licencë për t’i vemdosur ato, janë në shënjestër të shtetit në plazhe.
Në betejën për t’i bërë plazhet sërish të aksesueshme për të gjithë, sipas Euronews, kontributi i qytetarëve është i madh, të cilët përmes aplikacionit My Coast kanë mundësi të raportojnë shkelje, ndërsa vetë aplikacioni liston edhe dyqanet legale.
Tregues i efektivitetit të të gjitha këtyre masave, raporton Euroneës, është se në fillim të këtij muaji janë pranuar mbi 1,000 ankesa që kanë rezultuar në mbi 350,000 euro gjoba për shkelje në vetëm pesë ditë.
Euronews citon gjithashtu deklaratën e ministrit të Ekonomisë Kombëtare dhe Financave Kostis Hatzidakis se “qëllimi i qeverisë është të mbrojë mjedisin dhe të drejtën e qytetarëve për akses të lirë në plazh nga njëra anë dhe të ruajë produktin turistik të vendit si dhe sipërmarrjen e shëndetshme që përfaqësojnë biznesmenë që e bëjnë punën e tyre si duhet”. /sarandacity.al/