Një 33-vjeçar në Rusi është dënuar me 12 vite burg për torturimin e të dashurës së tij 40-vjeçare kur ajo i kërkoi divorcin.
Siç u paraqit në gjykatë, Oleg Stzhegolikin fillimisht gozhdoi duart dhe këmbët e Oksana Kuzmenkos në dërrasa druri dhe më pas i vuri flakën, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda.
Siç shihet edhe në fotot e 40-vjeçares, torturat i shkaktuan një ndryshim të madh në pamjen e saj teksa ajo “u ndez si qiri” kur 33-vjeçari e lau me benzinë dhe i vuri flakën.
Pas shpalljes së dënimit, autori 33-vjeçar u deklarua vullnetar në luftën e Ukrainës për të shmangur qëndrimin në burg.
Megjithatë, avokati i 33-vjeçarit u shpreh se nuk është dakord me vendimin e gjykatës, duke argumentuar se “si gjatë marrjes në pyetje, ashtu edhe në gjykatë, klienti im vazhdonte të thoshte “e dua”, referuar ish-të dashurës. /sarandacity.al/