Në emisionin “Debat” në A2 CNN, kreu i tur-operatorëve të Sarandës, Arben Çipa ka pranuar se çmimet në shërbimet e restoranteve dhe hoteleri kanë qenë të larta në fillim të sezonit turistik.
Ai pranoi se logjika e të bërit biznes nga operatorët turistik rezultoi e dështuar, pasi çmimet me të cilat duhej të operohej në pikun e sezonit, si 100 euro për një dhomë hoteli, u shfrytëzuan që në muajin Maj.
“Në muajin mars rezervimet për Sarandën ishin pothuajse 70%, në prill kishim prezencë modeste turistike. Në muajin maj kemi qenë mjaft mirë në krahasim me vitin e kaluar. Në mesin e qershorit ka nisur rënia. Kjo u konstatua nga vetë hotelierët, ku kapacitetet ishin në 40% për ato periudha dhe pas diskutimeve në sfera të ndryshme rezultuan se çmimet ishin tepër të larta në krahasim me vitin e kaluar. Por e kapëm në kohë dhe ndryshuam situatën e çmimeve. Me 100 euro nata ne filluam që në muajin maj, gjë që nuk na doli në favorin tonë dhe i ulëm çmimet tani në pikun e sezonit, gjë kjo që duhet të ndodhtë në maj.”
Më tej Çipa shtoi se tre ditëshi i fundit pas një analize të nisjes së sezonit, ka bërë që operatorët turistikë në Sarandë dhe Ksamil të reflektojnë duke ulur çmimet.
“Tre ditët e fundit ka ndryshua realiteti në Sarandë për mirë, por nuk fshehim të vërtetën që një tentim shqetësimi e kemi pasur dy javët e fundit, pasi pritshmëria ka qenë shumë herë më e lartë nga çfarë kemi ndeshur në realitet. Është bërë një analizë e situatës me të gjithë industrinë e turizmit të Sarandës dhe Ksamilit. Fakti që këtë javë shohim një reagim dhe sjellje krejt ndryshe nga hotelierët dhe restorantet, referuar çmimeve, ka bërë një korrigjim në kohë të shpejtë dhe të shkurtër. Kanë reaguar në kohë, nëse nuk do të ndodhte kjo, do të ishim në situatë shqetësuese edhe në pikun e sezonit.”
Pavarësisht kësaj, ai nuk e pranoi se ulja e çmimeve në Jug është pasojë direkte e një thirrje që kryeministri Edi Rama bëri ditë më parë në mbledhjen me kryebashkiakët, ku kërkoi nga Ermal Dredha dhe Oltion Caci që t’i tërheqin “veshin” operatorëve për çmimet e larta.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?